Abissnet Superiore rikthehet ditën e sotme në fushë për herë të parë për vitin kalendarik 2022, teksa do të luhen dy sfida shumë të rëndësishme për javën e 16-të.
Në orën 16:45 në fushë do të zbresin Skendërbeu dhe Laçi, sfidë e cila do të luhet në stadiumin e Korçës. Një takim që pritet të jetë i luftuar me skuadrën e Mirel Josës që kërkon të vazhdojë serinë e fitoreve edhe në vitin 2022, ndërkohë nga ana tjetër korçarët e Migen Memellit tentojnë një rezultat pozitiv ndaj skuadrës më në formë të kampionatit.
Vëmendja ditën e sotme do të përqendrohet në stadiumin “Air Albania”, ora 19:45, aty ku do të luhet edhe derbi i shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë. Të dy skuadrat do të kërkojnë të vazhdojnë me rezultatet pozitive për të qëndruar në vendet e para të tabelës së klasifikimit.
Bardh e blutë e Orges Shehit kërkojnë blindimin e vendit të parë, ndërsa shkodranët e Thomas Brdaric synojnë vendin e tretë.
Klasike që premton spektakël me skuadrat që duan 3 pikët për të nisur mbarë vitin 2022.
Ndeshjet e ditës së sotme:
16:45 / Skendërbeu-Laçi / Stadiumi Korçë
19:45 / Tirana-Vllaznia / Stadiumi “Air Albania”
/f.a/abcnews.al