GREQI- Një zjarr shpërtheu në një zonë pyjore në fshatin Agdines në Evijen Veriore.
Sipas informacioneve të para kjo është një zonë e paarritshme nga zjarrfikësit, kështu është e nevojshme ndërhyrja nga ajri me helikopter.
Zjarri nuk kërcënon zonat e banuara, por po përhapet me shpejtësi ndihmuar edhe nga era. /abcnews.al/


