Rikthehen temperaturat e larta, sa do të shënojë termometri gjatë javës

schedule09:10 - 30 Maj, 2022

schedule 09:10 - 30 Maj, 2022

Vendi ynë deri ditën e mërkurë do të jetë në temperatura 32 gradë, ndërsa vlerat minimale në zonat malore do të luhate në 10-11 gradë celsius.

Sipas meteorologut Hakil Osmani nga Meteoalb kushtet e motit do të jenë kryesisht në dominimet e kthjellimeve pjesa më e madhe e territorit shqiptar. Por në orët e pasdites do të kemi kalime të pakta të vranësirave më të dukshme në zonat malore, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në zonat veriore dhe verilindore gjatë ditës së sotme dhe nesër.

Pas ditës së mërkurë do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet në vendin tonë të ngjiten edhe në 37 apo 38 gradë në qarkun e Elbasanit dhe Beratit.

Për sa u përket kushteve atmosferike do të jemi në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, që nuk do të sjellin reshje. Parametri i erës nuk do të jetë problematik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!