Rikthehen reshjet në zonat e thella të Elbasanit

schedule13:47 - 14 Janar, 2019

schedule 13:47 - 14 Janar, 2019

Gjatë natës në Qafë Thanë qarkullimi bëhet me zinxhirë  për shkak të dëborës dhe akullit. Moti i keq ka bllokuar rrugët në disa zona të thella malore në Prrenjas, Librazhd, Gramsh dhe Elbasan.

Kështu sipas informacioneve të marra në orët e fundit janë izoluar nga bora fshatra të tillë si Steblevë, Qarrishtë, Orenjë, Gurakuq, Polis, Sopot, Qukës, Stravaj, Skënderbej, Bardhaj, Lëpushë, Liras, Poroçan, Lenie, Rovje, Zavalinë, Labinot Mal dhe Gur i Zi. Në disa shkolla  u pezullua sërish mësimi ndërsa ka mungesë të energjisë në disa fshatra për shkak se është e pamundur që të riparohen përcjellesat për shkak të trashësisë së dëborës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!