Rikthehen reshjet në vend

schedule13:47 - 14 Janar, 2018

schedule 13:47 - 14 Janar, 2018

Reshjet pritet të përfshijnë vendin duke filluar nga pasditja e së dielës. Parashikimi vjen nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, sipas së cilit reshjet do të jenë intensive të shoqëruara me shtrëngata në Shkodër, Kukës e Lezhë. Ndërsa në Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan pritet të jenë të dobëta deri në mesatare. Reshje në formë bore pritet të bien mbi 500 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në zona të kufizuara të veri-lindjes edhe më poshtë se ky nivel. Të hënën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit parshikohet të arrijnë në bregdet 6 °C dhe 13 °C, në vendet e ulëta 4 °C dhe 11 °C, ndërsa në vendet malore -1 °C / 5 °C./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!