Parisi është përfshirë sërish nga protestat e jelekëve të verdhë këtë herë të shoqëruar dhe nga grupe kundër mbajtjes së maskave. Janë 154 personat e ndaluar, 27 prej tyre në gjendje arresti mëngjesin e të shtunës nga policia franceze në Paris, pas rikthimit në shesh të jelekëve të verdhë të cilët u shoqëruan në rrugët e kryeqytetit nga grupe kundër mbajtjes së maskave dhe pronarët e diskotekave të detyruar të mbajnë mbyllur aktivitetet e tyre për shkak të rregullave shëndetësore si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Pa vënies së zjarrit në disa prej koshave të mbeturinave policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Një grup manifestuesish ka hyrë me forcë në zyrat e televizionit BFM Tv duke akuzuar rrjetin se gënjen dhe keqinfirmon. Ata këmbëngulën se media është e kontrolluar dhe e manipuluar.
Një pjesë e madhe e manifestimeve u përqendrua në Champs-Elysees, pavarësisht se nuk ishte lejuar asnjë grumbullim. Një nga liderët e lëvizjes që në fillim të protestës kërkoi zbatimin e mosbindjes civile totale në mënyrë të vecantë duke refuzuar që të tregoheshin dokumentet e identifikimit agjentëve të policisë./abcnews.al