Rikonstruktohet shkolla “Sabaudin Gabrani” në Tiranë

schedule13:50 - 3 Shtator, 2019

schedule 13:50 - 3 Shtator, 2019

Një tjetër shkollë e Tiranës do t’i hape dyert në 16 shtator krejtësisht e rinovuar dhe me kushte shumë të mira mësimdhënie. Bashkia e Tiranës po përfundon punimet për rikonstruksionin e shkollës “Sabaudin Gabrani”.

Nuk ishte vënë dorë prej gati 20 vitesh, por 1100 nxënësit që ndjekin mësimet në “Sabaudin Gabrani” këtë vit do të kenë kushte mjfat të mira. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet.

“Jam sot shumë entuziast që një pjesë e madhe e kolegëve kanë kaluar gjithë gushtin duke i qëndruar punës te koka, që në 16 shtator, jo vetëm kjo shkollë, por disa shkolla në Tiranë të jenë totalisht si të reja. Është një shkollë që i ka dhuruar shumë Tiranës, shumë nxënës, shumë talente, shumë energji pozitive për gjithë komunitetin e Njësisë 7 në rrugën kryesore, në Unazë të Tiranës. Them që e meritonte shkolla një trajtim të tillë. Dhe besoj që duke hequr nga lista një tjetër shkollë që është rikonstruktuar totalisht, na jep mundësi pastaj që të vijojmë të shkojmë në periferi”.

Ai u bëri apel prindërve të gjithë Tiranës që fëmijët e tyre ti regjistrojnë pranë shkollës më të afërt, pasi kështu i kursejnë kohë vetes së tyre dhe fëmijëve.

“Nuk ka asnjë arsye pse t’i torturojmë fëmijët në trafik. Një orë për ta çuar në një shkollë jashtë lagjes dhe një orë për t’u kthyer janë dy orë në ditë, herë 300 ditë, janë 600 orë. Për kaq orë mund të bëhesh një basketbollist shumë i mirë, një programues kompjuterësh, ose mund të flasësh frëngjisht perfekt.

Veliaj  bëri të ditur se me nisjen e vitit të ri shkollor në kryeqytet, për të lehtësuar lëvizjen e nxënësve dhe për të shmangur problematikat në qarkullim, do të ndalohet lëvizja e automjeteve që merren me furnizimin e dyqaneve gjatë orarit 07:00 deri në 09:00 e mëngjesit. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!