Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare “Dhora Leka” në Tiranë

schedule13:24 - 4 Shtator, 2019

schedule 13:24 - 4 Shtator, 2019

Në Tiranë përfundoi rikonstruksioni i shkollës 9 vjeçare Dhora Leka, e cila do të jetë gati për fillimin e sezonit të ri shkollor. Veç të tjerash shkolla do të ketë tashmë ngrohje qendrore dhe palestër të re.

Edhe shkolla Dhora Leka në Tiranë do të jetë krejt ndryshe në këtë vit të ri shkollor.  Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e godinës dhe falenderoi të gjithë ata që punuan gjatë verës për ta bërë gati shkollën për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Ndjehem shumë krenar për skuadrën që ka punuar gjatë pranverës dhe verës për të kopsitur një xhevahir si kjo shkollë pranë ish-Fushës së Aviacionit. Është një zonë që po rritet si nga ana e Rr. “Dritan Hoxha”, si nga ana e Rr. “Teodor Keko”, sidomos tani me rregullimin e Lanës dhe me rifillimin e punëve në Unazën e Re që kalon te Astiri. Jam shumë i lumtur që kemi akomoduar në një godinë parashkollorin dhe një infrastrukturë moderne”,

Shkollës i janë shtuar edhe terrenet sportive, ndërkohë që i është dhënë fund problemit me të ftohtin në dimër, përmes instalimit të ngrohjes qëndrore.

“Më në fund, çdo rikonstruksion përfshin edhe ngrohjen qendrore, që të mos kemi asnjë problematikë, qoftë edhe për ato pak ditë që bën realisht dimër. Por, qershia mbi tortë në këtë projekt ka të bëjë me palestrën. Një palestër e mbyllur, nga një zgëqe që kemi pasur në pjesën e pasme të shkollës, e kemi kthyer në një palestër moderne”.

Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme, duke sjellë transformimin e gjithë zonës së ish-Fushës së Aviacionit në Njësinë 7. Veliaj garantoi se puna do të vijojë edhe me pjesën tjetër. /ABC News Albania 24/7

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!