Muzeu Arkeologjik i Korçës do rikonstruktohet përmes një projekti i cili synon modernizimin dhe rritjen e aksesit të vizitorëve në trashëgiminë e pasur të fondit të tij.
Rikonstruksioni i objektit i cili kishte nevojë për ndërhyrje për shkak të amortizimit,do të pasohet nga ndërhyrje e plotë në hapësirat e brendshme, që përfshin krijimin e kushteve të përshtatshme për ekspozimin dhe ruajtjen e objekteve, si dhe rritjen e aksesit për vizitorët.
Ky projekt është pjesë e një nisme më të gjerë për zhvillimin e turizmit kulturor dhe promovimin e trashëgimisë historike të qytetit të Korçës.
Muzeu Arkeologjik u krijua në vitin 1985. Për vlerat arkitektonike objekti ka statusin e monumentit të kulturës.
Muzeu është ngritur në një godinë krakteristike të shek XIX ku ne te janë ekspozuar pasuritë arkeologjike të trevave juglindore të Shqipërisë, ku vendin kryesor e zë pellgu i Korçës./abcnews.al