Zyrat e shërbimit të taksapaguesve në Tiranë kanë ndryshuar pamje. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj inspektuan punimet e kryera, ndërsa thanë se 90 për qind e shërbimeve, merren online.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj kërkon më tepër kohë për të vendosur rreth shqetësimit të agro-përpunuesve të cilët kundërshtojnë uljen e subvencionit të TVSH për prodhuesit bujqësorë.
Ministrja Denaj iu përgjigj gazetarëve pasi inspektoi mjediset e ri-konstruktuara të Shërbimit të Taksapaguesve në Tiranë një investim prej 15.4 milion lekësh. Rreth 90% e shërbimeve në këto zyra sipas ministres Denaj kryhen online.
Kthimi i shërbimeve online u shpreh ministrja Denaj do t’i japë më shumë kohë punonjësve të trajtojnë ankesat e qytetarëve./abcnews.al