Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka inspektuar shkollën e mesme Bujqësore në Cërrik, ku së shpejti do të nisë edhe rikonstruksioni i konvikteve, për të kthyer këtë shkollë në një qendër rajonale.
Sakaq, Balluku ka theksuar se do të ketë një fokus të përqendruar te arsimi profesional, pasi në treg është gjithmonë shumë vështirë të gjenden profesione të tilla dhe padyshim një rëndësi e veçantë do t’i jepet bujqësisë.
“Ministria e Ekonomisë dhe Financave do të ketë një fokus të përqendruar te arsimi profesional dhe sigurisht të gjitha shkollat profesionale janë të rëndësishme, ato që prodhojnë hidraulikët, elektriçistët, sepse gjejmë gjithmonë e më pak në treg. Por nga ana tjetër, bujqësia qendron në krye të listës. Ju do të keni mbështetjen tonë maksimale përsa i përket laboratorëve”, tha ndër të tjera ministrja./abcnews.al