Rikonstruksioni i godinave, Veliaj: Bizneset të adoptojnë nga një konvikt

schedule17:07 - 15 Janar, 2019

schedule 17:07 - 15 Janar, 2019

Bashkia e Tiranës së bashku me donatorët vijon punën për permirësimin e kushteve në konviktet e kryeqytetit. Rikonstruksioni i radhës është ai te godina nr. 5 në Qytetin Studenti në Tiranë.

Protesta e studentëve për kushte më të mira në konvikte, Bashkia Tiranë dhe donatorët rikonstruktojnë një tjetër godinë në Qytetin Studenti. Pas punës së bërë me konviktet te Inxhinieria e Ndërtimit dhe Mjekësia, Bashkia e Tiranës njofton se po vijon punën edhe për përmirësimin e konvikteve të tjera. Gjatë inspektimit të punimeve Veliaj u bëri thirrje studentëve të lënë bojkotin dhe t’i kthehen procesit mësimor

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë: Është shumë e rëndësishme që të rikuperohen ditët e humbura të mësimit. Ndaj, u apeloj studentëve, mos mendoni për partitë, mendoni për interesin tuaj dhe për interesin tuaj, sa më shpejt të mbarojë viti mësimor dhe të mos shtyhet, aq më shpejt mbarojnë dhomat tuaja, që në tetor të fillojnë të gjithë në ambiente shumë më komode. 

Kryebashkiaku Veliaj teksa inspektoi punimet që po kryhen në godinën Nr. 5 në Qytet Stduenti tha se do vijoje puna intensive në konvikte për kushte sa më optimale

Erion Veliaj: Ne po punojmë edhe tek Inxhinieria, te rruga e Dibrës, te Mjekësia, por sigurisht problematika më e madhe është në Qytetin Studenti. Tani që konviktet i kanë kaluar Bashkisë së Tiranës, do ta trajtojmë me të njëjtin seriozitet siç trajtuam çerdhet dhe kopshtet.

Veliaj u bëri thirrje të gjitha bizneseve që veprojnë në Tiranë t’i bashkohen nsimës së adoptimit të konvikteve për të siguruar kushte sa më të mira për studentët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!