Rikonstruksioni e konvikteve, Veliaj: Mbajmë premtimet

schedule14:37 - 31 Janar, 2019

schedule 14:37 - 31 Janar, 2019

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonstruksionin e godinave 27 dhe 28 në Qytetin Studenti. Gjatë inspektimit të punimeve Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se po mbahen premtimet për konviktet dhe së shpejti nis puna për ndërtimin e Kampusit Universitar.

Dy godina të tjera konviktesh në Qytetin Studenti pritet t’i shtohen godinave të rikonstruktuara nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj teksa inspektoi punimet tek godinat 27 dhe 28 theksoi se punimet janë fokusuar tek mjediset e përbashkëta, sallat e leximit dhe nyjet sanitare

“Jemi duke vazhduar, sipas premtimit për “Paktin e Universitetit”, me të gjitha ndërhyrjet në konvikte. Siç premtuam, se brenda janarit do të kishte filluar puna me themel, kur vjen puna tek hapësirat e përbashkëta, dushet, hapësirat e banjave, pajisjet higjieno-sanitaret, të gjitha sallat e leximit, korridoret dhe fasadat. Në disa ndërtesa si këto, nuk është vënë dorë që në vitin ’89, kur janë bërë për herë të parë, madje edhe atëherë janë bërë me punë vullnetare”.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Velia tha se grupi i punës për Kampusin e ri Universitar ka nisur konsultimet me universitet dhe ekspertët, për realizimin e tij.

 “Sot jemi në fazat e konsultimeve në nivel ekspertësh, nga secili fakultet apo universitet, për nevojat e tyre. Kemi marrë edhe një listë nevojash, si për mensa, për biblioteka dhe terrenet sportive. Kemi filluar në një pjesë të godinave furnizimin me internet, duke qenë se sot është bërë po aq i rëndësishëm sa energjia dhe uji”.

Në informacionin e percjelle nga zyra e shtypit e bashkise, thuhet se kryetari Veliaj ka informuar studentet gjate nje bashkebisedimi me ta mbi projektin e kampusit universitar. /abcnews.al