Fillimi i vitit shkollor akademik në Izrael është shtyrë për në dhjetor.
Kështu u njoftua nga mediat lokale duke cituar Komitetin e Drejtorëve të Universiteteve, shkruan Al Jazeera.
Vendimi thuhet se është marrë për shkak të luftës së vazhdueshme në Gaza dhe numrit të lartë të studentëve në mesin e rezervistëve.
Më shumë se 5.000 njerëz janë vrarë nga bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamasi.
Izraeli është duke kryer sulme ajrore si përgjigje ndaj sulmeve të Hamasit në qytetet jugore izraelite më 7 tetor, si pasojë e të cilave u vranë më shumë se 1.400 njerëz, sipas autoriteteve izraelite./abcnews.al