Rihapja e ekonomisë, INSTAT: Rritjen më të madhe e kanë pësuar çmimet e ushqimoreve, qiratë dhe uji

schedule16:37 - 8 Qershor, 2020

schedule 16:37 - 8 Qershor, 2020

Kufizimet për shkak të pandemisë kanë rritur çmimet në Shqipëri. Nisja e rihapjes së ekonomisë në maj për disa fasha biznesesh është shoqëruar me shtrenjtim të disa  produkteve  e shërbimeve.

Sipas  të dhënave të INSTAT  gjatë muajit maj ka pasur shtrenjtim të produkteve të shportës ushqimore  dhe pijeve jo alkoolike me 4,9 %. Frutat janë ato që kanë pësuar rritjen më të madhe të çmimeve në këtë nëngrup të ndjekur nga zarzavatet,vaji, peshku, sheqernat e ëmbëlsirat. Po ashtu INSTAT ka bërë me dije se rritje të çmimeve ka pasur edhe nëngrupi  “Mobilje”, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”  me 1,9 % e ndjekur nga “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,4 %.

Gjatë pjesës së dytë të muajit maj u rihapën baret dhe restorantet dhe sipas të dhënave rezulton se shërbimet e ofruara prej tyre janë rritur me 0.7% gjatë kësaj periudhe.

Shtrenjtim kanë pësuar edhe tarifat e telefonisë si dhe pijet alkoolike e duhani.

Ndërkohë ulje të çmimit rezulton se ka pësuar transporti i cili është rihapur vetëm për atë privat dhe mbetet ende i mbyllur deri në datën 15 qershor Transporti Publik qytetas e ndërqytetës ,veshjet dhe këpucët  si dhe shëndeti.

Inflacioni në vend ka arritur në 2.1%, por përsëri qëndron nën objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!