Rihapja e “21 Janarit”, Artan Hoxha: Provat u sabotuan qëllimisht, po prisnin datën që të mbyllej

schedule17:41 - 21 Janar, 2021

schedule 17:41 - 21 Janar, 2021

Nëse policia e shtetit nuk do të kërkonte që të rihapeshin hetimet për dosjen e 21 janarit, nga sot nuk do të ekzistonte asnjë shans për t’i hapur ato dosje.

Megjithatë, ajo që “kërcet” në këtë çështje sipas gazetarit Artan Hoxha është fakti që lajmi u dha nga kreu i grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla, me anë të një postimi në Facebook.

Në një bisede me Endri Xhafon në ABC, Artan Hoxha u shpreh se ka pasur edhe më herët përpjekje të tjera për të hapur dosjen, por pa rezultat.

“Në rast se ajo kërkesë nuk bëhej dje, nga sot nuk do të kishte më asnjë shans për ta hapur më atë dosje. U thoje mirë u pafshin , autorëve, urdhëruesve…Pse lajmin e dha kreu i grupit Parlamentar të PS kjo është një gjë që kërcet. Ka pasur një përpjekje për ta hapur dosjen edhe më parë. Ka qenë Tahiri.”

Po ashtu, gazetari tha se në angazhimin që ai vetë ka pasur në lidhje me këtë ngjarje të 10 viteve më parë, ka vërejtur se provat janë fshehur, dëmtuar apo sabotuar qëllimisht.

“Provat filmike, mospyetja e personave që duheshin pyetur.  Ata shkuan kur ishte pastruar skena e krimit. Po hetonin turmën. Burri i huj doli e tha janë vrarë nga armë të lehta që nuk janë në inventarin e policisë së shtetit. Hetimi nuk është bërë mirë. 15 volume për dosjen e 21 janari. Në 10 vite hetime, 2 nga katër viktimat sot janë pa autorë. Hekuran Dedën kush e ka vrarë e kupton dhe bufi.”

Gazetari u shpreh po ashtu se për vite me radhë prokurorët bënë vetëm 15 faqe ndërsa shtoi se po pritej që çështja të parashkruhej.

“Në se dimë sot kush është vrasësi i Aleks Nikës, përfshirë edhe ish kolegun tonë…Nuk i ka bërë ushtari i thjeshtë i gardës, ka qëlluar gjenerali i gardës. Ka vrarë, shefi i shtabit të njësisë speciale, Agim Llupo. Kanë vrarë drejtuesit më të lartë në hierarki…Ina Rama u sulmua se nuk zbatoi urdhrin të bënte atë që i thanë. Ina është akuzuar sepse nuk veproi si i thanë. Çfarë bëri Ina Rama? Në këto 8 vite, e di ç’i kishin bërë 15 faqe, dhe prisnin të arrinte data që çështja të parashkruhej.”

“U gjet rruga, që të rihapej dosja, të mos digjeshin afatet, ka edhe 10 vite kohë për 21 janarin, me këtë që ndodhi dje,” shtoi Artan Hoxha. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!