Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rihapja e çështjes kërkon prova të reja”, gazetari Vija: Ku ka ngecur Prokuroria e Tiranës në hetimin për vrasjen e Aleks Nikës

schedule20:41 - 14 Nëntor, 2023

schedule 20:41 - 14 Nëntor, 2023

Gazetari Ermal Vija theksoi në emisionin Real Story se do të duhen prova të reja për të rihapur çështjet për tre nga të vrarët në 21 Janar. Duke u ndalur tek hetimet e Prokurorisë së Tiranës për Aleks Nikën, ai tha se ka ngecur për shkak të akt ekspertimit të plumbit me të cilin është qëlluar.

“Procesi është i hapur për sa kohë është hetimi për Aleks Nikën. Për tre të tjerët është marrë një vendim nga Apeli dhe do të duhet një provë e re që të rihapet sërish si dosje sa i takon tre vrasjeve të tjera. Në momentin që nuk e kemi një provë të re, për sa kohë thotë Strasburgu është zhdukur, e kemi në pamundësi për ta hapur por ajo që mund ta çojë më tej hetimin e prokurorisë është një version shumë i mirë, siç është hetimi për Aleks Nikën. E para, palët në proces, të cilët janë edhe viktimat në këtë rast, mund të depozitojnë vendimin e Strasburgut, qoftë në prokurorinë e Tiranës, e cila po kryhen hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, një vendim i cili mund t’i ndihmojë në vazhdimin e hetimeve. Sa i takon parashtrimit për veprën penale, është vetëm parashikimi për shpërdorimin e detyrës, pasi ka kaluar një kohë e gjatë dhe nuk mund të merren më persona përgjegjës për akuzën e shpërdorimit të detyrës sepse është parashkruar.

Sa i takon veprave të tjera, të vrasjes apo me dashje, janë vepra penale që kanë dënime shumë të mëdha dhe nuk parashkruhen. Prokuroria e Tiranës ka vetëm një vit kohë sa i takon anës procedurale. Në një hark kohor të tre viteve duhet të dalë në konkluzionin se kush janë personat përgjegjës ose ta pushojë hetimin. Pra ka edhe pak më pak se një vit kohë për të dalë me konkluzionet përfundimtare. Ka një akt ekspertimi të plumbit që është gjetur në kokën e Aleks Nikës por ka dalë i dëmtuar në pjesët ku ngelet viaskat dhe nuk bën do të mundur se nga cila armë është qitur plumbi. Ky është problemi ku ka ngecur prokuroria për t’ja atribuuar veprën penale personit që mund të ketë kryer vrasjen dhe për të gjetur përgjegjësin. Sa i takon personave të tjerë, ka pasur një kallëzim të familjarëve të viktimave të 21 janarit që i janë drejtuar SPAK, që mund të zhvillonte hetimet pasi ata pretendojnë se vrasjet janë kryer nga shteti, me urdhër të Berishës, me mbështetje të Bashës si ministër i brendshëm dhe drejtuesit e gardës. Të njëjtën kallëzim depozitoi edhe PS.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!