Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hetimet për “21 Janarin”, Basha në SPAK/ Leka: Ishte i përgatitur erdhi pa celular me vete

schedule20:57 - 30 Tetor, 2025

schedule 20:57 - 30 Tetor, 2025

Ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e kësaj të enjteje në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), lidhur me hetimet për dosjen e “21 Janarit”. Në emisionin “Real Story” në ABC News, gazetari Ervin Leka tha se Basha ka hyrë në ambientet e SPAK pa telefon celular dhe ka qëndruar brenda për rreth 1 orë e 20 minuta, ndërsa pas daljes nuk pranoi të jepte asnjë koment për mediat.

Ervin Leka: Lulzim Basha nuk kishte as celular me vete. Kjo do të thotë se ka qenë i përgatitur. Nga ato që ka dorëzuar rezulton që nuk e kishte. Ka hyrë brenda dhe ka qëndruar 1 orë e 20 minuta. Pas daljes në SPAK u duk pak i vrenjtur, nuk pranoi të jepte as sqarime se për çfarë u thirr. Nuk ka dashur të bëjë deklarime.

Gazetarja Etleva Delia shtoi se thirrja e Bashës lidhet me mundësinë e provave të reja në këtë dosje, duke theksuar se pas tij pritet të thirret edhe Sali Berisha, çka tregon se hetimet për ngjarjen e “21 Janarit” po marrin një drejtim të ri.

Etleva Delia: Basha është thirrur si një mundësi që mund të ketë prova të reja. Dumani ka pasur një deklarim jo zyrtar me gazetarët, i cili tha se pasi të kemi prova do të thërrasim dëshmitarët. Dhe kështu ndodhi që të thërriteshin me radhë. Radha është e Berishës. Kjo do të thotë që paska prova, do të ketë prova të reja dhe do të bëhet diçka.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!