Çdo bar dhe restorant do të duhet të zbatoje me përpikëri protokollin e sigurisë edhe në ambientet e brendshme ashtu sikurse në ato të jashtmet.
Siç shihet tavolinat kanë një distance prej 2 metrash nga njëra-tjetra, po ashtu edhe dezinfektantët duhet të jenë që hyrje për çdo klient.
Menaxheri i një restoranti në kryeqytet shprehet për ABC News se rihapja e ambienteve të brendshme të këtyre bizneseve është pozitive, por kostot janë të larta.
“Hapja ka rezervat e veta sepse duhet të ketë një korridor të caktuar për klientët. Tashmë do shtohen maskat dhe dorezat. Do jetë largësia e tavolinave sipas protokollit. Por ne do mundohemi të përshtatemi. Ka kosto sepse do kemi më pak tavolina. Stafi i orienton. Por tani edhe klientët janë më të orientuar. Shpresojmë që kjo të mos vazhdojë shumë sepse ka kosto në biznes’, thotë ai.
Për shkak të ruajtjes së distancës, numri i tavolinave është përgjysmuar çka ka ndikuar direkt tek kostoja e stafit.
“Tek bizneset ndikon negativisht sepse nga 10 tavolina tashmë do kemi 5 tavolina, në këtë mënyrë edhe punëtor do të jenë më pak”, shpjegon ai.
Sipas të dhënave të INSTAT në fund të 2019 në vend operonin 16 mijë e 300 bare dhe restorante, prej tyre janë mbyllur 3200 ose e thënë ndryshe 20%.
Ndërkohë ende nuk ka një dritë jeshile për rihapjen e pubeve apo diskove, biznese të cilat kanë pësuar humbje marramendëse./abcnews.al