Rihanna tregon hapur se sa vështirë po e përjeton shtatzëninë e dytë

schedule09:08 - 3 Maj, 2023

schedule 09:08 - 3 Maj, 2023

Rihanna ka arritur të jetë një nga nënat më “cool” të showbiz-it, edhe tani që po përjeton shtatzëninë e dytë, më e vështirë se ajo e mëparshme.

Artistja u shfaq në Met Gala dhe barku i saj shumë i fryrë ‘rrëmbeu’ vemendjen e të gjithëve. Por duke folur për Entertainment Tonight, 35-vjeçarja shpjegoi se jo gjithçka është rozë në shtatzëninë e dytë: “Ndihem mirë, kam energji por definitivisht nuk kam mall. Gjithçka është shumë e ndryshme në krahasim me shtatzëninë e parë. Jam shumë e përzier por po e shijoj”.

Teksa fliste për djalin e saj, fëmijën e saj të parë me ASAP Rocky, Rihanna zbuloi se është e dashuruar me djalin e saj:

“Jam e dashuruar, jam e fiksuar dhe nuk jam penduar. Ai po rritet shumë, është i bukur, një fëmijë i lumtur”.

Rihanna dhe i dashuri i saj dukeshin shumë të dashuruar teksa hynë në MET Gala në Muzeun Metropolitan të Artit. Rihanna zgjodhi një fustan të bardhë Valentino dhe barku i saj vodhi pamjen. Një vit më parë, çifti mirëpriti djalin e tyre por emri i vogëlushit ende nuk është bërë i ditur.

Ndërkohë, dëshira e shumicës së fansave të Rihanna-s në Twitter, në fakt është kjo: ata duan që ylli i tyre i preferuar të ketë një vajzë.

Siç zbuloi këngëtarja për British Vogue, ajo donte që ajo dhe partneri i saj, A$AP Rocky, ta rrisnin fëmijën e tyre vetëm, pa asnjë ndihmë. “Kemi ardhur në shtëpi, kemi ftohur, nuk kemi pasur njeri. Ishim vetëm ne prindërit dhe fëmija ynë”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!