Pak ditë më parë, Rihanna u përfshi në një aksident me një skuter elektrik. Diva e muzikës u fotografua pranë një restoranti në Los Angeles, me syrin e nxirë dhe me disa dëme në fytyrë. Në fillim të këtij muaji, përfaqësuesi i këngëtares tha: “Rihanna është plotësisht mirë tani, por ajo rrëshkiti me një skuter elektrik javën e kaluar dhe ka disa shenja në fytyrë dhe në ballë”.
Së fundmi, 32-vjeçarja është fotografuar për herë të parë pas incidentit në sheshxhirimin e një projekti, e cila kishte vendosur syze dielli për të mbuluar dëmet e shumta që ka marrë nga goditja, si dhe një maskë për t’u mbrojtur nga Covid-19.
Kujtojmë që Rihanna është distancuar prej kohësh nga muzika, për t’ju përkushtuar kompanisë kozmetike “Fenty Beauty”. Ndërkohë që së fundmi ka bërë me dije se po punon për t’ju rikthyer muzikës, dhe sipas saj do të vijë me diçka që “do t’ja vlejë pritja”. xh.d/abcnews.al