Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rihanna po planifikon në fshehtësi një turne botëror prej 32 milionë dollarësh dhe dy albume

schedule08:29 - 23 Tetor, 2023

schedule 08:29 - 23 Tetor, 2023

Rihanna thuhet se po planifikon fshehurazi rikthimin e saj në industrinë e muzikës me një turne rikthimi të vlerësuar prej 32 milionë dollarësh, pas ndërprerjes së saj 7-vjeçare nga industria e muzikës.

Është raportuar se superylli po planifikonte një turne botëror për 2024/2025 pasi kishte arritur një marrëveshje mbresëlënëse me Live Nation. Krahas turneut të saj, këngëtarja 35-vjeçare mësohet se ka në punë edhe dy albume me material të ri.

Një burim i tha Mirror: “Rihanna po planifikon në heshtje një turne rikthimi pas marrëveshjes së saj me Live Nation“.



Sipas burimit, ajo dhe ekipi i saj krijues kanë dalë me një plan për të punuar në një turne botëror në Los Anxhelos, ndërsa ajo rrit familjen e saj. Rihanna thuhet se do të nënshkruajë turneun sapo të jetë gati të kthehet në punë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!