Pas gjashtë vitesh mungesë nga industria e muzikës, Rihanna ka zyrtarizuar rikthimin e saj me një këngë të re. Përmes llogarisë së saj personale në Instagram, diva e muzikës R&B dhe pop ka ndarë me publikun e saj online një sekuencë të këngës së saj të re, të titulluar “Lift Me Up”.
Në klip shfaqet një “R” e madhe argjendi dhe në sfond dëgjohet zëri i yllit 34-vjeçar. Më pas u shfaq data “10.28.22”, duke konfirmuar se kjo me shumë gjasa do të jetë dita kur do të publikohet kënga. “Lift Me Up ” do të jetë kolona zanore e filmit të ardhshëm të Marvel “Wakanda Forever”.
Kujtojmë që hera e fundit që Rihanna publikoi një këngë ishte në vitin 2016 për albumin e saj të 8-të, “ANTI”, ku përfshiheshin këngë si “ëork” dhe “Love on the Brain”. /abcnews.al