Këngëtarja e hitit “Diamonds” është ndarë nga i dashuri i saj miliarder Hassan Jameel, tha një burim për Us Weekly.
Bukuroshja nga Barbados dhe biznesmeni nga Arabia Saudite, të cilët janë të dy 31-vjeçarë, kishin së bashku gati tre vite.
Ata janë parë për herë të parë së bashku në 2017-n, por burimet këmbëngulin se ata kishin qenë tashmë prej muajsh të lidhur.
Rihanna dhe Hassan janë parë shpesh me pushime së bashku në Evropë dhe madje këngëtarja është takuar edhe me familjen e tij.
Miqtë e këngëtares thonin se ajo është kokë e këmbë e dashuruar me partnerin, emri i vërtetë i të cilit është Hassan Mohammed Abdul Latif Jameel./abcnews.al