Rihanna dhe A$AP Rocky kanë në plan të fejohen. Këngëtarja 33-vjeçare dhe reperi 32-vjeçar janë bashkë që nga dhjetori 2019 dhe tani thuhet se ata janë “aq çmendurisht të dashuruar”. Madje po mendojnë të hedhin hapin tjetër në lidhjen e tyre duke u fejuar.
“Këta të dy janë aq të çmendur në dashuri, dhe është e vërtetë se ka shumë zhurmë në rrethin e tyre rreth një fejese. Duke u nisur nga sugjerimet që Rocky ka rënë, [kjo] mund të ndodhë së shpejti, por nuk ka presion”, tha një i afërt i tyre.
Burimet gjithashtu pohojnë për revistën Us Weekly se ata e shohin njëri -tjetrin si partnerë të jetës.
“Ata nuk kanë nevojë për një copë letër për të qenë të lumtur, por Ri është një romantike e vërtetë dhe miqtë dhe familja e saj, nëna e saj veçanërisht do të donin ta shihnin të martuar”./abcnews.al