Rihanna është shtatzënë për herë të dytë

schedule11:00 - 13 Shkurt, 2023

schedule 11:00 - 13 Shkurt, 2023

Rikthimi i shumëpritur i Rihannës në skenën muzikore është një fakt. Këngëtarja e dashur u shfaq mbrëmë në finalen e Super Bowl-it, pas një mungese prej 7 vitesh.

Rihanna bëri një performancë fantastike duke performuar hitet e saj të vjetra, edhe duke njoftuar live në skenë se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.

Më konkretisht, në fillim të spektaklit, shohim kamerën duke e zmadhuar Rihannën, me butësi duke e përkëdhelur barkun e saj të fryrë, duke u treguar miliona shikuesve që po e ndiqnin se së shpejti ajo do të ketë një tjetër fëmijë.

Këngëtarja u shfaq në një platformë lundruese e veshur me një kombinim të kuq dhe performoi disa nga hitet e saj, duke përfshirë “Bitch Better Have My Money”, “Where Have You Been”, “Only Girl”, “We found Love” dhe “Rude Boy”. Më pas edhe më shumë nga të preferuarat tona si “Work”, “Wild Thoughts”, “Pour It Up”, “All of the Lights”, “Run This Town” dhe sigurisht, “Umbrella”. Në skenë me të ishin dhjetëra balerinë që rrethuan këngëtaren duke na dhënë një pamje të mrekullueshme.

Në një intervistë pak para fillimit të spektaklit, Rihanna ka rrëfyer se është shumë e emocionuar për pjesëmarrjen e saj në “Super Bowl Half Time Show”, duke thënë ndër të tjera: “Oscars, Super Bowl, ende po e shtrëngoj veten. Shumë  gjëra po ndodhin në të njëjtën kohë. Unë u jam mirënjohës atyre”. Kur më thirrën dhe më sugjeruan, pyeta veten: “A je e sigurt? Kur bëhesh nënë, ndodh diçka që të bën të ndihesh sikur mund të pushtosh botën, se mund të bësh gjithçka. Super Bowl është një nga stadiumet më të mëdhenj në botë. Sado e frikshme të jetë kjo, sepse nuk kam dalë në skenë për shtatë vjet, ka diçka emocionuese në këtë sfidë. Është gjithashtu e rëndësishme që djali im ta shohë atë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!