Rigjeti “shkëlqimin” tek Atletico Madrid, “Loc Colchoneros” gati rinovimin për “yllin” francez

schedule10:36 - 14 Nëntor, 2023

schedule 10:36 - 14 Nëntor, 2023

Që prej rikthimit, te “Los Colchoneros” të Atletico Madrid, “fantazisti” francez, Antoine Griezmman është kthyer në një protagonist të vërtetë te “bardhekuqtë” e Madridit, teksa sezonin e shkuar “shpërtheu” në La Liga, ku arriti të shënojë plot 15 goal e 16 asistime, në vetëm 38 ndeshje, duke e pozicionuar skuadrën në vendin e 2-të të renditjes gjatë edicionit të kaluar.

Falë këtyre paraqitjeve, bordi drejtues i “gjigantëve” spanjollë kanë vendosur ta “shpërblejnë”, 32-vjeçarin e sulmit, me një kontratë të re, e cila përveç se pritet të skadojë në vitin 2028 pritet të ketë edhe një rritje të konsiderueshme të pagës për ish-kampionin e Botës me Francën, në vitin 2018.

Ndërkaq, kujtojmë se deri në këtë pikë të sezonit aktual, Grieazmann ka zhvilluar në total plot 16 përballje, në të cilat ka arritur të shënojë një numër të jashtëzakonshëm golash, prej 12 të tillave, si deh ka arritur të dhurojë vetëm 1 asistim për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!