Rigjeti golat me Francën, Benzema: E ndjej presionin, të mos dorëzohemi kurrë

schedule23:37 - 23 Qershor, 2021

schedule 23:37 - 23 Qershor, 2021

Karim Benzema shënoi dy golat e Francës në barazimin 2-2 ndaj Portugalisë, duke ndihmuar Francën të siguronte vendin e parë në grupin F të Euro 2020.

Rikthim te goli me kombëtaren pas 5 vite e 258 ditësh për 33-vjeçarin e Real Madrid (u shpall më i miri i ndeshjes), i cili foli pas ndeshjes për TF1.

Ishte një ndeshje e madhe kundër një skuadre të madhe. E njohim mirë Portugalinë, ata luajnë me intensitet të lartë.

Tentuam të luajmë futbollin tonë, të krijonim raste të rrezikshme për gol, teksa ia dolëm të shënojmë dy gola.

E ndjej presionin e madh që kam mbi veten, është normale dhe nuk duhet të dorëzohem kurrë.

Gjëja më e rëndësishme është që u kualifikuam. Njerëzit kanë mbi 5 vite që nuk më shohin në kombëtare, është normale që fokusi do të jetë tek unë“, deklaroi sulmuesi i Real Madrid. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!