Bisedimet e video-konferencës ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase kanë rifilluar, pas një pauze për arsye teknike.
Lajmi vjen nga një anëtar i delegacionit të Kievit, David Arakhamia, udhëheqës i partisë së Presidentit Zelensky.
Raundi i katërt i negociatave për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës nisi ditën e djeshme nëpërmjet një video konference, por u pezullua përkohësisht deri më sot për çështje teknike.
Ditën e djeshme përfaqësuesit nga dy palët e thanë se bisedimet janë të vështira. Megjithatë ata u shprehën optimistë për një zgjidhje në interes të dy vendeve./abcnews.al/

