Rifillojnë të enjten bisedimet për krijimin e qeverisë së re italiane

schedule13:42 - 10 Prill, 2018

schedule 13:42 - 10 Prill, 2018

Të enjten do të nisë raundi i dytë i bisedimeve për krijimin e qeverisë së re italiane. Ndërkohë lideri i Legës, Salvini dhe ai lëvizjes me pesë yje Di Maio, kanë shkëmbyer replika të forta me njëri-tjetrin.

Raundi i ri i bisedimeve për krijimin e qeverisë së re italiane do të fillojë të enjten.n presidenti Italian Matarela ka vendosur që bisedimet të zhvillohen të enjten dhe të premten. Dita e parë do i kushtohet partive politike , ndërsa dita e dytë do të jetë për drejtuesit e institucioneve. Takimi i parafundit do të jetë me qendrën e djathtë të bashkuar, ndërsa partia e fundit që do të ngjitet në Presidencë do të jetë lëvizja me pesë yje.

Ndërkohë që dialogu mes liderit të Legës Mateo Salvini dhe atij të Lëvizjes me pesë yje Di Maio ka nisur i tensionuar. Salvini u shpreh se italianët kërkojnë një qeveri dhe ekziston 51 për qind e mundësisë që ekzekutivi i ri të jetë mes qendrës së djathtë dhe lëvizjes me pesë yje. Por lideri i lëvizjes me pesë yje Di maio theksoi se ka 0 për qind mundësi që partia e tij të jetë pjesë e një koalicioni qeverisës me Berluskonin. Reagimi i fundit ka qenë i Salvinit më pas i cili u shpreh se në këtë pikë kishte vetëm 0 për qind të interest për lëvizjen me pesë yje. /abcnews.al