Më në fund është marrë vendimi për rifillimin e kampionatit në Angli. Gjithçka do të rifillojë në 17 qershor, por takimet e Premier League do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Megjithatë, përpos masave të marra Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, është skeptik për rifillimin.
”Jam i sigurt se çdo masë lehtësuese që do të marim do të ndikojë në përhapjen e virusit dhe futbolli nuk përbën përjashtim. Edhe pse unë jetoj në Londrën Jugore, mbështes skuadrën e Liverpool.
Një pjesë shumë e vogël e trurit tim do të dëshironte rikthimin në fushë, por pjesa tjetër e trurit mendon se parësor është shëndeti”, deklaron kryebashkiaku për “LBC”.
”E di që futbolli ndikon pozitivisht tek të gjithë, por fillimisht duhet të sigurohemi që të mos t’i japim asnjë mundësi virusit që të përhapet.
Është shumë e rëndësishme që klubet të bashkëpunojnë me policinë në mënyrë që gjithçka të shkojë ashtu siç është planifikuar. Masat e higjenës duhet të respektohen nga të gjithë dhe distancimi social vazhdon ende”, mbyll Khan. /abcnews.al