Ridvan Bode: Jemi për t’i dhënë shpresë demokratëve

schedule20:35 - 8 Mars, 2018

schedule 20:35 - 8 Mars, 2018

Tek Basha mungon aksioni, kështu u shpreh ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, në Mbrëmje në ABC News.

Sipas ish-deputetit ka një këmbënulje në Partinë Demokratike për të vazhduar me të njëjtën strategji që nuk përfaqëson interesat e demokratëve.

“Aksioni është ai që dallon politikanin me kredibilitet me atë falso. Tek Basha mungon aksioni. Njeri të pagabueshëm nuk ka. Çdo njeri është i gabueshëm, por këtu ka një këmbëngulje për të vazhduar në të njëjtën rrugë me të njëjtën strategji dhe me interesa që nuk përfaqsojnë demokratët”, u shpreh ai.

Prej disa kohësh, brenda PD-s është ngritur një lëvizje, e cila synon ringritjen e partisë.
Ridvan Bode, si një ndër pjesëtarët e kësaj lëvizjeje shprehet se qëllimi është për t’i dhënë shpresë demokratëve.

“Ne jemi për t’i dhënë shpresë demokratëve. Nuk kërkojmë poste as pozicione por një paketë rregullash të zbatueshme dhe i kërkojmë kryetari të heqë dorë nga personalizimet e çdo gjëje në PD”, tha Bode në ABC News./abcnews.al