Everton prej ditësh po punon për të gjetur një zëvendësues për Richarlison. Një nga lojtarët e fundit që flitet është Jovic. Braziliani dëshiron të largohet nga klubi britanik, pasi nuk arriti do të nënshkruan me PSG verën e kaluar.
Për brazilianin është koha për të bërë hapin e madh në Evropë dhe megjithëse tingëllon fort për Real Madridin pasi Ancelotti rekomandoi nënshkrimin e tij, e ardhmja e tij tani duket më afër Barcelonës.
Sipas TodoFichajes, sulmuesi ka një ofertë në tavolinë nga klubi katalanas, i cili pas vlerësimit të opsioneve të ndryshme vendos për yllin e Everton. Oferta mund të arrijë deri në 90 miion euro dhe Barcelona synon ta marrë fillimisht në huazim me një mundësi blerjeje në fund të sezonit.
Kujtojmë që marrëdhënia mes dy klubeve është shumë e mirë dhe nuk përjashtohet që në këtë operacion të futet edhe ndonjë lojtar i Barçës.
Për momentin, Richarlison i ka lënë dyert e hapura me deklaratat e tij të fundit. /abcnews.al/

