Richarlison në shitje, në “radarët” e Tottenham dy “yje” të sulmit

schedule21:36 - 13 Shtator, 2024

schedule 21:36 - 13 Shtator, 2024

Me merkaton e verës që përfundoi disa ditë më parë bordi i Tottenham ka filluar të bëjë strategjitë për sesion e radhës të merkatos, ku përveç afrimeve pritet të ketë edhe largime, ku ndër ta është edhe Richarlison, me sulmuesin që kërkohet nga një sërë ekipesh.

Në listë janë edhe klubet e Arabisë Saudite, të cilat tashmë kanë vënë në fokusin e tyre brazilianin e Tottenham, Richarlison dhe me ardhjen në klub të dy talenteve të reja të sulmit, Achie Gray e Lucas Bergyall, zëvendësimi i tij nuk do ishte problem.

Klubi nuk është aspak kundër shitjes së 27-vjeçarin, mirëpo kërkon plot 60 milionë paundë për kartonin e tij, aq sa pagoi në arkat e Everton, në verën e vitit 2022 dhe shitja e tij do t’u mundësonte “londinezëve” të vazhdonin me planet e tyre verore për të forcuar skuadrën me afrime të tjera.

Ange Postecoglou kërkon freski në sulm dhe në vend të Richarlison preferohen dy sulmues potentë të momentit si “ylli” anglez, Ivan Toney dhe “bomberi” meksikan, Santiago Gimenez. /i.m /abcnews.al