Ribery përshëndet Firencen në verë, dy opsione në tavolinë

schedule12:35 - 9 Mars, 2021

schedule 12:35 - 9 Mars, 2021

Sulmuesi i Fiorentinës, Franck Ribery, mund të largohet nga klubi vjollcë në fund të sezonit. Kontrata e francezit përfundon në fundin e këtij sezonit dhe deri më tani nuk ka asnjë sinjal për rinovimin e saj, sidomos pas tensioneve të lojtarit me trajnerin Prandelli.

Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, janë dy pista se ku mund ta shikojmë 37-vjeçarin sezonin e ardhshëm. Një mundësi është rikthimi i Franck në Bundesliga ndërsa opsioni tjetër është kalimi te Monza e Berlusconit, e cila me shumë mundësi do të ngjitet në Serie A.

 

Ribery përfiton 4.5 milionë euro në sezon dhe mesa duket Fiorentina nuk do të luftojë për ta mbajtur sërish lojtarin në “Artemio Franchi”. Deri në këtë fazë të sezonit veterani numëron 19 ndeshje në Serie A, ku ka shënuar një gol e ka asistuar pesë herë të tjera për shokët e skuadrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!