Ribashkimet pas ndarjes? Dosti: E provova, fasulet nuk ngrohen dy herë

schedule19:37 - 21 Korrik, 2022

schedule 19:37 - 21 Korrik, 2022

Sot në “Abc e Pasdites” u diskutua për historitë e dashurisë të cilat shtypin butonin pauzë për të rifilluar në një moment të dytë të jetës së partnerëve ose e thënë ndryshe; ribashkime. Të ftuarat Diola Dosti, Margaret Shllaku dhe Albana Ruçi ndan jo vetëm opinionin e tyre në lidhje me ribashkimet, por dhe historitë nga e kaluara.

Diola e cila ka folur edhe më parë publikisht mbi ndarjen nga ish-bashkëshorti i saj, shprehu se:

“Unë e kam provuar ribashkimin dhe ndarjen përsëri dhe më ka bërë të kuptoj që fasulet dy herë nuk i ngroh dot. Unë e kam falur tradhtinë megjithatë nuk do e bëj më asnjëherë. Mendoj që një femër që nuk ka pasur eksperienca më përpara, mund të ketë një burrë 15-20 vite, por edhe mund të ndrroj shokun e vetë.”

Për më tepër ajo tha se pavarësish të shkuarës që ka me ish partnerin e saj, marrëdhëniet janë të mira dhe se partneret aktuale të tij mund t’i bëj shoqe.

“Madje unë kam shkuar mbase edhe në atë ekstremin, sa thoja nëse doni hajde shkojmë me pushime të gjithë bashkë. Sa më larg të jetë ritakimi nga divorci aq më e ftohtë bëhesh dhe i sheh si dy qenie me dy këmbë.”

Ndërkohë moderatorja Albana Ruçi tha se nuk beson aspak në ribashkim, nuk e çon ndërmend por thekson se ka shumë gra shqiptare të cilat pranojnë të ribashkohet për hir të familjes e fëmijëve.

Margaret gjithashtu pohoi se ribashkimet nuk janë kurrë në mendjen e saj pasi, nëse një marrëdhënie është thyer, vështirë të ndreqet. Ajo madje shprehu se refuzon kontaktin dhe nuk dëshiron të përballet më me ish-partnerin. /abcnews.al/