Riatdhesohen 29 persona nga Franca

schedule13:38 - 17 Korrik, 2019

schedule 13:38 - 17 Korrik, 2019

Policia Kufitare në bashkëpunim me Policinë Franceze, kanë vijuar operacionet e përbashkëta të riatdhesimit, ku nëpërmjet dy fluturimeve me charter nga Franca janë riatdhesuar 29 shtetas shqiptarë, të cilëve u është refuzuar azili në Francë, në njërin prej fluturimeve  një familje me 5 anëtarë.

Gjithashtu janë deportuar nga vendet e BE-së edhe 17 shtetas të tjerë me motivin ”Qëndrim i parregullt në territor”, ”Pëfunduar  vuajtjen e dënimit  në vendet e BE -së”,  ” Tentativë kalimi ilegal për në Mbreterinë e Bashkuar”, ”Tejkalim i afatit të qëndrimit në territor”  dhe ”Refuzim azili në vendet e BE-së”.

Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë asnjë tentativë për të kërkuar azil, pasi shanset për ta fituar atë janë zero.

Njëkohësisht Policia Kufitare në pikat e kalimit  do vijojë me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit   të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit  më të rreptë të kufirit jeshil./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!