Riatdhesohen 25 shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë

schedule16:59 - 13 Tetor, 2020

schedule 16:59 - 13 Tetor, 2020

Policia e Shtetit ka njoftuar se janë riatdhesuar nga Franca 25 shqiptarë të cilët kishin kërkua azil.

Sipas policisë operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë muajve në vijim.

Sakaq policia e shtetit ka apeluar që të gjithë qytetarët shqiptarë të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil pasi shanset për ta fituar janë zero.

Njoftimi i Policisë: 

Riatdhesohen nga Lille, Francë, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë.

Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.

Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë muajve në vijim.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Ndërkohë, Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka forcuar kontrollet në kufirin e gjelbër.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!