Riaktivizohet zjarri në Malin e Tomorrit

schedule17:21 - 9 Korrik, 2021

schedule 17:21 - 9 Korrik, 2021

Riaktivizohen sërish zjarret në malin e Tomorrit. Vatra e re zjarri është shfaqur në një lartësi prej 1.800 metra. Sipërfaqja që po shkrumbohet është rreth 300 metra me pemë pishe dhe shkurre.

Abc pyeti drejtorin e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Berat, Fatos Nakon. Ai tha se në këtë zonë është e pamundur të ndërhyhet si nga na ajri ashtu dhe nga toka, për shkak se kjo sipërfaqe mbulohet nga shkëmbinj. Gjithsesi sipas Nakos, zjarri nuk përhapet përtej pasi pranë saj nuk ka sipërfaqe tjetër më pyje. Deri më tani në malin e Tomorrit janë djegur mbi 25 ha pyje dhe qindra sipërfaqe me shkurre.

Kujtojmë se zjarri u vu nën kontroll para dy ditësh por sot është riaktivizuar sërish. Ndërkohë zjarri i parë dogji Malin e Tomorrit për 9 ditë rresht duke shkrumbuar më shumë se 25 hektarë pyje. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!