Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Riaktivizohet zjarri në Dukat/ Nga flakët s’ka rrezik për banesat, kërkohet ndërhyrja nga ajri

schedule11:13 - 19 Korrik, 2025

schedule 11:13 - 19 Korrik, 2025

Mali mbi fshatin Dukat të Vlorës është përfshirë sërish nga flakët. Mëngjesin e kësaj të shtune, vatra e zjarrit në malin e shën gjergjit është riaktizuar sërish, disa ditë pasi u shua.

Në terren kanë nisur punën për të vënë nën kontroll flakët forcat operacionale nga shërbimi zjarrfikës dhe emergjencat civile. Aktualisht zjarri nuk rrezikon banesat.

Ndërkohë, në vend janë edhe katër vatra të tjera aktive. Flakët nuk janë vënë ende nën kontroll në fshatin Drenovë të Mallakastrës, që kanë përfshirë sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll me pisha. Vatrat aktive që u riaktivizuan në 14 korrik janë midis kufirit ndarës të fshatit Drenovë, Belishovë e Gorishovë.



Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, vatra e zjarrit ka marrë zgjerim të perimetrit, për shkak të erës. Në terren janë duke punuar forcat operacionale.

Ndërkohë, është riaktivizuar sërish zjarri në fshatin Borsh të Himarës. Ekipet e shërbimit zjarrfikës kanë operuar gjatë natës me pompa shpine për të mbajtur nën monitorim vatrat, por mëngjesin e kësaj të shtune flakët janë përhapur sërish, në një sipërfaqe me shkurre pranë banesave, e cila vështirëson ndërhyrjen me trupa.

Për shkak të terrenit të vështirë u kërkua ndërhyrje nga ajri. Gjatë ditës ka punuar një helikopter i forcave të armatosura, ndërsa vatra e zjarrit është vënë nën kontroll, por ekipet në terren e mbajnë atë në monitorim.

Zjarri ka djegur rreth 10 hektarë sipërfaqe me shkurre, mbi kodrat e fshatit turistik.

Në qarkun e Dibrës, vijojnë të jenë aktive vatrat në zonën e quajtur  “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar të Lurës.  Në operacion për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 23 forca operacionale dhe 30 trupa nga FA. Po ashtu, flakët nuk janë shuar ende në zonën e Malit të Peladhisë në Bulqizë. Kjo vatër po mbahet nën kontroll nga forcat në terren.

Si pasojë e zjarreve në të gjithë vendin janë djegur rreth 52 hektarë me shkurre dhe bimësi.

Këtë të shtunë rreziku më i lartë për zjarre paraqitet në qarqet “Lezhë, Tiranë, Fier dhe Berat. Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën apel qytetarëve që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet emergjente në rast se konstatojnë një vatër zjarri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!