Nga Erneta Shevroja
Riaktivizimi i Procesit të Berlinit nga Olaf Sholz, kancelarit gjerman, pas disa vitesh pauzë, konsiderohet si një lajm i mirë për rajonin dhe lidhjen e vendeve përmes projekteve të përbashkëta.
Pas 3 nëntorit në Berlin, takimi i radhës i liderëve, do të jetë për disa javësh në Tiranë. Por shumë ngritën pikëpyetjen mbi atë që do të ndodhi me nismën tjetër, atë të Open Balkan. Dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtarë janë të ndarë. Eksperti Ilir Alia e konsideron kapitull të mbyllur Open Balkan.
“Open Ballkan” nuk do të përmend më, Ballkani i hapur ka qenë një propagandë, do të jetë një kapitull i mbyllur dhe që nuk do të diskutohet më.”
Ndryshe e sheh Gledis Gjipali nga Lëvizja Europiane.
“Nuk e shoh të jetë në kundërshtim, frymëzimi ka ardhur nga aty.”
Madje, sipas tij, rijetësimi i Procesit të Berlinit është një garanci për vijimin e Open Balkan.
“Nëse procesi 8 Berlinit është i garantuar është shumë më e thjeshtë për iniciativa te tjera.”
Problematike deri më tani ekspertët shohin ecurinë e ngadaltë të projekteve, të nisura vite më parë, dhe aftësinë e qeverise dhe të administratës shtetërorë, për të bërë projekte që mund të financohen.
Në 6 dhjetor, Tirana do të pres të gjithë liderët e Bashkimit Europian dhe ata të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor./abcnews.al/