Rezultonte i zhdukur, gjendet i mbytur në Vjosë 58-vjeçari 

schedule17:21 - 22 Qershor, 2022

schedule 17:21 - 22 Qershor, 2022

Një 58-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Vjosë,  ditën e sotme. Sipas policisë së Përmetit, në afërsi të fshatit Piskovë, Përmet, është gjetur i mbytur shtetasi A. P., 58 vjeç, banues në Përmet.

58-vjeçari është denoncuar i zhdukur nga familjarët në datë 18. Pasi është  nxjerrë nga lumi, trupi është transportuar në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:   

Përmet/Informacion paraprak

Në datën 22.06.2022, rreth orës 13:30, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Piskovë, Përmet, është gjetur i mbytur shtetasi A. P., 58 vjeç, banues në Përmet, i cili, sipas kallëzimit të familjarëve është larguar nga banesa në datën 18.06.2022.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Vjosë, i cili është transportuar në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!