Rezulton pozitiv me koronavirus Ministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut

schedule12:47 - 27 Tetor, 2020

schedule 12:47 - 27 Tetor, 2020

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në një postim në rrjetet sociale.

“Të nderuar, do të doja t’ju informojë se edhe përkundër respektimit të rrreptë të masave të cilat i ndërmarr për mbrojtjen time personale dhe të njerëzve rreth meje që nga fillimi i pandemisë, mora rezultat pozitiv ndaj COVID-19. Pasqyrën klinike e kam të mirë, me simptoma të buta dhe tashmë jam në vetëizolim shtëpiak. Ruajuni”, shkroi ministri Spasovski mbrëmë në rrjetet sociale.

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 247 raste të reja të koronavirusit, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me këtë virus është ngjitur në 27.199. Që nga fillimi i pandemisë 934 kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!