Paul Pogba është pezulluar nga futbolli për 4 vite pasi rezultoi pozitiv në testin anti-doping.
Një lajm tepër i keq për mesfushorin francez, pasi karriera e tij mund të quhet e mbyllur.
Gjykata Kombëtare Anti-Doping pranoi plotësisht kërkesat e prokurorit. Mesfushori i Juventusit u gjet pozitiv për një metabolit të testosteronit në një test pas ndeshjes Udinese-Juventus më 20 gusht dhe më pas u pezullua si masë paraprake. Dënimi mund të apelohet në CAS.
Pogba u rikthye me shumë zhurmë te Juventus, por francezi nuk mund ta shfaqte klasin e tij prej dëmtimeve, por edhe për faktin se rezultoi pozitiv me doping./h.ll/abcnews.al