Bebe Rexha ka folur së fundmi për albumin e saj më të ri “Better Mistakes”. Ky është albumi i dytë në karrierën e saj muzikore që u publikua tre vite pas “Expectations”. Këngët kanë një domethënie të veçantë për këngëtaren, pasi për një pjesë të mirë të tyren është frymëzuar nga problemet me shëndetit mendor.
Në një intervistë për “Telegrafi”, Bebe shpjegon mesazhin që ka dashur të japë përmes albumit. “Dua që njerëzit dhe fëmijët në të gjithë botën të mos ndihen vetëm dhe të dinë se ata janë të fortë dhe ata mund të kapërcejnë gjithçka për të cilën ata mendojnë. Thjesht doja të shkruaja këngë që i bëjnë njerëzit të mos ndihen sikur janë vetëm dhe mund të dëgjojnë këngët e mia dhe ta dinë që unë jam aty për ta.”, tha Bebe.

Ndër të tjera ajo ka treguar se mezi pret që të vizitojë Kosovën. “Unë kurrë nuk kam qenë në Kosovë. Do të më pëlqente shumë të shkoja në Kosovë. Unë kurrë nuk kam qenë atje. Kam qenë në Tiranë dhe e dini, ishte shumë kohë e vështirë kur shkova herën e fundit. Unë isha në turne në atë kohë dhe kisha dy ditë të lira për të udhëtuar. “, tha ndër të tjera Bebe. /abcnews.al



