Një lajm i mirë për kombëtaren e Zvicrës. Xherdan Shaqiri ka rezultuar negativ në testin e dytë të Covid-19 dhe do të udhëtojë së bashku me pjesën tjetër të skuadrës për ndeshjen kundër Spanjës, e cila do të zhvillohet ditën e shtunë.
Fillimisht lojtari i Liverpool rezultoi pozitiv ditën e mërkurë, duke humbur kështu miqësoren kundër Kroacisë, ku Zvicra humbi me rezultatin 2-1. 28-vjeçari është gati për të luajtur kundër Spanjës, por fillimisht ai duhet të marrë një OK nga UEFA.
“Federata Zviceriane e Futbollit konfirmon se nga testet e kryera ditën e djeshme ka vetëm një rast pozitiv. Bëhet fjalë për Manuel Akanji, ndërsa të gjithë të tjerët janë negativ, përfshirë këtu edhe Xherdan Shaqirin. Akanji tashmë është i izoluar dhe është asimptomatik.
Pjesa tjetër e ekipit do të udhëtojë ditën e sotme drejt Spanjës, ku ditën e shtunë është parashikuar dueli i vlefshëm për Ligën e Kombeve,” është deklarata zyrtare e Federatës. Tashmë pritet vëtëm që UEFA të japë dritën jeshile dhe Shaqiri mund të jetë në fushë në duelin e rëndësishëm të kombëtares së tij. /abcnews.al