Këngëtarja e mirënjohur Jehona Sopi ka folur për betejën që ka kaluar me Covid-19. Këngëtarja u infektua dy herë me virus brenda një periudhe të shkurtër kohore, dhe në një intervistë për ‘Prive’ tregoi simptomat që ka kaluar dhe se si u riinfektua për herë të dytë.
“E kuptova shumë rastësisht se shkova të bëj disa analiza. Kemi dalë të tre pozitiv, kemi qëndruar 16 ditë pavarësisht se kemi dalë nga shtëpia vetëm për kontrolle mjekësore. Në fillim nuk kisha asnjë simptomë dhe dyshoja nëse e kam apo jo dhe e kam bërë testin 4 herë.
Pastaj kur e kuptova filloi paniku. Herën e parë ka patur panik, ankth dhe pagjumësi. Ditëve të fundit kam pasur dhe luhatje të tensionit. Në shkurt ishim me një ditëlindje. Unë ndihesha shumë e lodhur por isha në valën e punës dhe thoja e kam prej lodhjes. Herën e dytë më ishte prekur mushkëria pak.”, tregoi këngëtarja. /abcnews.al