Pas mbylljes së procesit të zgjedhjeve lokale dhe vijimit të numërimit të votave për kandidatët fitues ka reaguar djali i ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, Klestor Veseli.
Veseli përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram ka publikuar një fotografi me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin dhe djalin e ish-presidentit Thaçi, Endritin.
Ndërkohë krahas fotos ai shkruan se është shumë i lumtur dhe krenar.
“Shumë i lumtur, dhe mbi të gjitha shumë krenar. #177”, shkruan Klestori./abcnews.al