Rezultati në pak sekonda, Izraeli zbulon testin e Covid përmes pështymës

schedule14:05 - 12 Nëntor, 2020

schedule 14:05 - 12 Nëntor, 2020

Një test i pështymës i zhvilluar rishtazi  nga qendra më e madhe mjekësore e Izraelit synon të përcaktojë në më pak se një sekondë nëse jeni të infektuar me koronavirus.

Pacientët shpëlajnë gojën me një kapaçkë të kripur dhe pështyjnë. Mostra më pas shqyrtohet dhe analizon nëse është në përputhje me COVID-19.

Eli Schwartz i Qendrës për Mjekësi Gjeografike dhe Sëmundjeve Tropikale në Sheba Medical Center, i cili po drejton provën, tha se ishte më e lehtë për t’u përdorur sesa tamponët që përdoren zakonisht për të zbuluar COVID-19.

“Deri më tani kemi rezultate shumë premtuese në këtë metodë të re e cila do të jetë shumë më e përshtatshme dhe shumë më e lirë”, tha ai.

Qendra tha në një provë fillestare klinike që përfshinte qindra pacientë, pajisja e re e bazuar në inteligjencën artificiale identifikoi provat e virusit në trup me një normë suksesi prej 95%.

Kompania Sheba, e vendosur pak jashtë Tel Aviv, ka bashkëpunuar me zhvilluesin e pajisjes, firmën izraelite Neësight Imaging, për të sjellë sistemin në treg.

Sakaq, kompania tha se ata janë në procesin e marrjes së miratimit të rregullatorit. Çdo provë kushton më pak se 25 cent dhe pret që pajisja përfundimisht të kushtojë më pak se 200 dollarë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!