Rezultati i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut/ VMRO-DPMNE merr 58 mandate, BDI dhe koalicioni i saj i dyti

schedule07:23 - 9 Maj, 2024

schedule 07:23 - 9 Maj, 2024

Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare dhe raundit të dytë për ato presidenciale, partia VMRO-DPMNE do të hyjë në kuvendin maqedonas me 58 mandate.

Sipas 95,27% të votave të numëruara deri më tani, VMRO-DPMNE ka fituar 412.419 vota. LSDM-ja ka marrë mbështetjen e 146.016 votuesve.

Edhe pse LSDM-ja është e dyta në listë për nga numri i votave të fituara, sërish ka një deputet më pak se koalicioni shqiptar Fronti Evropian, i udhëhequr nga Ali Ahmeti, pra 18.

Koalicioni tjetër shqiptar “Vlen” me Arben Taravarin, fitoi 13 mandate dhe Levica dhe ZNAM barazuan me nga 6 mandate.

BDI-ja do të jetë partia e dytë më e madhe në vend, hera e parë në historinë moderne të Maqedonisë së Veriut për një parti shqiptare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!